Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Shkup, 3 gusht – Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, ka uruar pjesëtarët e Armatës, njësitet e zjarrfikësve nga Koçani dhe institucionet tjera të cilët mbrëmë në Koçan u përballën me një stuhi zjarri, informon Zhurnal.
Ai shprehet se Armata është dhe do të jetë e gatshme të intervenojë kudo në territorin e shtetit.
“Uroj pjesëtarët e Armatës, njësitë zjarrfikëse nga Koçani dhe të gjitha institucionet tjera të cilët mbrëmë në Koçan u përballën me stuhi zjarri. Banorët e Koçanit aktivisht u kyçën në shuarjen dhe në ndihmë të njësiteve në teren, dhe ndihmuan të shmanget ndonjë skenar më i trishtë. Në periudhën e ardhshme do të ndiqet situata me qëllim të parandalohen zjarret e ardhshme. Armata në përputhje me urdhërin për shpallje të alarmit për të gjithë përbërjen ngelet gati të intervenojë kudo në territorin e shtetit”, ka shkruar Pendarovski.//Zhurnal.mk