Pelosi u largua nga Tajvani për në Korenë Jugore
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi, pas vizitës së saj në Tajvan, fluturoi për në ndalesën e radhës në udhëtimin e saj në Azi, në Korenë e Jugut, lajmëroi DPA.
Paraprakisht, ajo u takua me aktivistë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë ish-udhëheqësin e lëvizjes demokratike kineze, Vuer Kaiksi, që u shtyp përgjakshëm në vitin 1989.
Pelosi u takua gjithashtu me ish-librashitësin në Hong Kong, Lam Ving-Ki dhe aktivistin social Li Ming-Çi, të dy të burgosur në Kinë, në parkun e të drejtave të njeriut dhe kulturës Xhingmej. Li sapo është kthyer në Tajvan nga Kina pasi ka vuajtur një dënim me pesë vjet burg për “përmbysje të pushtetit shtetëror”.
Diskutimi, i cili u ndoq nga përfaqësues të tjerë të të drejtave të njeriut, u fokusua në atë se si mund të promovohen të drejtat e njeriut në Kinë, Hong Kong dhe veçanërisht në rajonin e Ksinxhijang, shpjeguan pjesëmarrësit.

