Pelosi: Nuk do të na e bëjë Kina agjendën e udhëtimit
Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, sot deklaroi se Kina nuk do ta bëjë agjendën e udhëtimeve të funksionarëve të SHBA-së, duke aluduar në vizitën e saj në Tajvan në kuadër të turneut të saj aziatik.
“Nuk do të lejojmë ta izolojnë Tajvanin. Ata nuk e bëjnë agjendën tonë të udhëtimeve, ndërsa partneriteti midis SHBA-së dhe Tajvanit është i fuqishëm”, tha Pelosi, transmeton Gardian.
Pelosi konfirmoi se Kina është përpjekur ta izolojë Tajvanin dhe se vizita e saj në Tajpei është “arsyetim që Pekini të zbatojë stërvitje ushtarake në afërsi të ishullit”.
“Kina është përpjekur ta izolojë Tajvanin. Mbase do të përpiqen ta parandalojnë Tajvanin që të marrë pjesë në vende të tjera, por nuk do ta izolojë Tajvanin me atë që do të na pengojnë të vijmë këtu”, shtoi Pelosi në Tokio, në fund të vizitës së saj në Indo-Paqësor.
Funksionarja e lartë amerikane shtoi se SHBA-ja nga fillimi ka potencuar se ardhja e delegacionit amerikan në Tajvan nuk ka për qëllim ta ndryshojë status kuonë në Azi ose status kuonë në Tajvan.
“Qëllimi im është të sigurohet paqe në Ngushticën e Tajvanit, të tejkalohet staus kuoja”, tha ajo.

