Peach: Zbatimi i agjendës reformuese, kyç për aderimin e Maqedonisë drejt BE-së
Shkup, 1 shkurt – Mbretëria e Bashkuar fuqishëm e mbështet integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Qëllimi për aderimin drejt BE-së është përzgjedhje sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe stimul i rëndësishëm për reformat, deklaroi sër Stjuart Piç, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor i cili është për vizitë dyditore në vendin tonë.
Në videomesazhin të incizuar nga Ambasada britanike në Shkup, Piç theksoi se me rëndësi kyçe është që Maqedonia e Veriut të mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës së saj reformuese, veçanërisht reformat të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e të drejtës, menaxhimin e mirë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, duke theksuar se këto reforma janë të nevojshme për avancimin në aderimin drejt BE-së.
“Në takimet me liderët rajonalë, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar e inkurajojnë zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. E përshëndesim angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të vazhdojë sipas trajektores së saj euroatlantike pa asnjë shtyrje”, theksoi Piç në videomesazhin pas vizitës së tij të parë zyrtare në cilësi të përfaqësuesit special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës dyditore ka realizuar takime me presidentin dhe kryeministrin e vendit, me përfaqësues qeveritarë, anëtarë të opozitës dhe të rinj me qëllim, siç thotë, “ta riafirmoj përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rajonit dhe t’i dëgjoj qëndrimet e tyre”.
Theksoi se Ballkani Perëndimor është me rëndësi kyçe në vizionin e Mbretërisë së Bashkuar për ndërtimin e rrjetin evropian të sigurisë dhe ekonomik.
“Vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, për përforcimin e stabilitetit, demokracisë, qeverisjes së të drejtës dhe përballjes me krimin dhe korrupsionin”, tha Piç.
Si ish-kryetar i Komitetit ushtarak të NATO–s, thotë se i vjen me të vërtetë mirë që Maqedonia e Veriut feston një vit nga pranimi në Aleancë, në mars të vitit 2021 dhe në vjeshtë formalisht e përfundoi procesin e integrimit në NATO.
“Ne vazhdojmë të jemi partnerë të fuqishëm në kuadër të NATO-s dhe kemi marrëdhënie të begata mbrojtëse. Mbretëria e Bashkuar ka partneritet të fuqishëm bilateral me Maqedoninë e Veriut të bazuar në mbështetje të ndërsjellë që kur krijuam marrëdhënie diplomatike para 28 viteve dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe forcojmë miqësinë tonë. Ju falënderoj të gjithëve për mirëseardhjen e ngrohtë në Maqedoninë e Veriut dhe me kënaqësi pres së shpejti sërish të vij”, tha sër Piç në vide fjalim.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, u takua me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, anëtarë të opozitës dhe të rinjve, me të cilët bisedoi për thellimin e ardhshëm të marrëdhënieve të forta bilaterale tashmë të krijuara ndërmjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e stabilitetit, demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.