PBB-ja me rritje prej 2,3 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021
Shkup, 3 mars- Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e katërt të vitit 2021 shënoi rritje prej 2,3 për qind, ndërsa sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në të njëjtën periudhë eksporti i mallrave dhe shërbimeve u rrit për 9,7 për qind., ndërsa importi mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje në shumë nominale për 22,6 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e katërt të vitit 2021, rritja më e madhe është shënuar në sektorët E, ZH dhe Z – Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit për 9,2 për qind; Ѕ – Informacione dhe komunikime nga 5,3; si dhe J – Veprimtaritë që lidhen me pasuritë e paluajtshme prej 3,1 për qind. Konsumi final i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse në shërbim të familjeve, në tremujorin e katërt të vitit 2021 është rritur nominalisht për 10,2 për qind, ndërsa pesha e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto ishte 62,5 për qind.
Rritja e PBB-së në tremujorin e parë të vitit të kaluar ishte – 1,9 për qind, në të dytin 13,1 për qind ndërsa në të tretën tre për qind.
Ministri i Financave Fatmir Besimi në një publikim në Fejsbuk ka shkruar se të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se vitin 2021 e kemi mbyllur me rritje të PBB-së që është afër 4.1 për qind të parashikuar.
“Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se rritja e ekonomisë sonë në vitin 2021 është 4 për qind. Pas rënies prej 6,1 për qind në vitin 2020, në vitin 2021 që ishte viti i rigjallërimit të aktivitetit ekonomik nga tremujori i dytë, ne dolëm nga recesioni dhe arritëm rritje prej 13,2 për qind dhe me ritme pozitive rritjeje në dy tremujorët e ardhshëm, e përfunduam vitin me rritje prej 4 për qind, ka shkruar Besimi.

