PBB-ja e Kinës, rritje 4.8 % në tremujorin e parë me gjithë shtimin e rasteve të COVID-19

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës në tremujorin e parë të këtij viti u rrit 4.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht pengesave të shkaktuara nga rigjallërimi i rasteve të COVID-19 dhe shtimi i pasigurive në mjedisin ndërkombëtar, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave të hënën.

Shifra i tejkalon parashikimet prej 4.4 për qind dhe 4.3 për qind të bëra përkatësisht nga ekonomistët e “Reuters”-it dhe “Bloomberg”-ut.

Rezultati i tremujorit mbështetet nga një rimëkëmbje e fortë ekonomike në periudhën janar-shkurt, kur shitjet me pakicë u rritën 6.7 për qind, ndërsa investimet në pasuri fikse 12.2 për qind.

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar rritja tremujore u ngadalësua nga 1.6 për qind në 1.3 për qind.

Të ardhurat e disponueshme për frymë të Kinës arritën në 10 345 juanë (1 623 dollarë) në tremujorin e parë të 2022-shit, me një rritje nominale prej 6.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.