Pavarësisht kërcënimeve nga Garda revolucionare, studentët iranianë vazhdojnë të protestojnë
Studentët iranianë edhe sot protestuan në demonstratat më të mëdha në vend që nga revolucioni i vitit 1979, raportojnë mediat britanike.
Sipas agjencive lokale të lajmeve, protesta studentore u zhvilluan në disa vende në Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran dhe qytetin Isfahan. Këto protesta janë pjesë e një kryengritjeje popullore, në të cilën demonstruesit po bëjnë thirrje për vdekjen e liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollahu Ali Hamnei.
Vendi është mbërthyer nga demonstrata antiqeveritare që nga mesi i shtatorit, pas vdekjes së Mahsa Aminit, e cila u arrestua nga policia e moralit për mbajtjen”e papërshtatshme” të veshjeve islame.
Protestat e studentëve u zhvilluan pavarësisht paralajmërimeve të forcave të sigurisë dhe masave të ashpra të autoriteteve për të shtypur demonstratat.
Analistët dyshojnë se protestat në Iran mund të çojnë në përmbysjen e regjimit në pushtet, por ata i shohin trazirat si një hap që mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme politike në vend.

