Pasi u deklaruan se janë çift, Gjesti prapë i pasigurt: Nëse kjo ndjenjë që e kam për ty po më gënjen, atëherë nuk di çfarë të bëj

Pas një puthjeje pasionante dhe deklaratave romantike në spektaklin e fundit, Egli dhe Gjesti u duk se po e konsolidonin marrëdhënien e tyre, duke i referuar njëri-tjetrit si “çift”.
Megjithatë, situata ka ndryshuar sërish.
Një video e fundit nga oborri i shtëpisë tregon një bisedë të tensionuar mes tyre, ku duket qartë se dyshja nuk arrijnë të kuptohen.

Egli: “Ma ke lodhur trurin.”
Gjesti: “Çka po do me thënë me këtë gjë, do të çohesh?”
Egli: “Po.”
Gjesti: “Pse dëshiron të çohesh, ti vetë po i hyn andej, në rregull po të them se të dua, po, se tash po shihet çdo sen, më është shtuar edhe një gjë, po se kam pasur në fillim, tash e kam njëfarë ndjesie.”
Egli: “Po po, kur vjen puna për ta parë njëri-tjetrin në perspektivë, ti vazhdon me të njëjtat, sikur ke thënë që s’vlej asgjë. Tani thua ‘unë ndiej’, por prapë më sheh njësoj. Kjo është e pamundur.”
Gjesti: “Është e mundur, se nëse kjo ndjenjë që e kam për ty është duke më gënjyer, atëherë nuk di çfarë të bëj.”
Egli: “Ore pse thua dy teori të ndryshme brenda pesë minutave? Ma luan trurin.
Gjesti: Po nëse qekjo ndjenjë po rren, çfarë të bëj?”
Egli: “Çfarë lidhje ka rrena, pse duhet të të gënjejë ndjenja?”
Gjesti: “Po ndoshta rren, se ti s’je e duhura për mua, s’je e duhura që të çosh jetë me mua.”
Egli: “Unë mund mos ta di nga mëngjesi deri në darkë që ti s’je i duhuri për mu, por e ndiej o vëlla këtë gjë për ty. Unë mund të di se sa meritoj, por nuk po dua këtë gjë, dua këtë.”
Kjo bisedë ka tronditur ndjekësit e tyre, të cilët prisnin një zhvillim pozitiv pas puthjes së tyre në spektakël.
Duket se ndjenjat ekzistojnë, por pasiguria, frika dhe komunikimi i vështirë po e bëjnë të vështirë rrugën përpara për këtë çift të diskutueshëm.