Pasardhësi i Gençovkës, Millkov: Po përgatisim dokument të ri për të definuar detyrat për protokolin bilateral

Sofje, 8 gusht – Pasardhësi i Teodora Gençovskës në MPJ-në bullgare, ministri Nikollaj Millkov tha se një nga obligimet e tij të para në dy muajt e ardhshëm do të jetë miratimi i dokumentit i cili do të definojë detyrat konkrete para institucioneve në Bullgari lidhur me protokolin bilateral me Maqedoninë e Veriut, transmeton Zhurnal.

MPJ bullgare i definon si të rëndësishme detyrat për integrimin evropian të vendeve nga Ballkani perëndimor, si dhe mbrojtjen e asaj që është arritur në muajt e kaluar sa i përket rrugës evropiane të RMV-së.

“Detyra më e afërt lidhur me dialogun bilateral me Maqedoninë e Veriut janë miratimi i dokumentit me shkrim me të cilin do të definohen detyrat konkrete para institucioneve me Bullgarinë me obligime konkrete të caktuara”, deklaroi Nikollaj Millkov për BGNES dhe shtoi se MPJ do të ketë brifing me mediat çdo të enjte që opinioni të mësojë çfarë është bërë me protokolin bilateral.

Sa i përket ankesave nga komisioni për mbrojtje nga diskriminimi se konsuli gjeneral i Bullgarisë ka qenë prezent në qendrën kulturore “Ivan Mihajllov” derisa është zhvilluar ekspertiza në Manastir, ministri Millkov nuk konsideron se prezenca e tij atje ka qenë një problem.

Zv.ministra do të jenë dy – Velisllava Petrova, e njohur nga qeveria e kaluar e Kiril Petkovit dhe ambasadori i jashtëzakonshëm në Ukrainë deri tani, Kostadin Kojabashev. Sipas Millkovit, Velisllava Petrova ka bërë shumë lidhur me Organizatën për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, si dhe për marrdhëniet me Maqedoninë. Shefi i kabinetit do të jetë Svetllana Stojçeva Evropollski, ish ambasadore në Kanadë./Zhurnal.mk