Pas tre viteve sërish stërvitje ushtarake të helikopterëve amerikanë në Korenë e Jugut
Helikopterët amerikanë Apaçi të stacionuara në Korenë e Jugut mbajnë stërvitje me municion për herë të parë që nga viti 2019.
Stërvitja ushtarake mbahet në kushte të tensioneve të rritura me Korenë e Veriut.
Stërvitjet vazhduan pas disa viteve në kompleksin në jug të zonës së demilitarizuar, përgjatë kufirit me Korenë e Veriut.
Aleatët paralajmëruan se do të vazhdojnë me stërvitje në terren pas një pauze disavjeçare, pjesërisht për shkak të pandemisë me Kovid-19 dhe qëllimin që të ulen tensionet me Korenë e Veriut.

