Pas shumë mosmarrëveshjeve, Britney Spears thuhet se është pajtuar me të ëmën

Nëna e Britney Spears, Lynne Spears, fluturoi për në Los Angeles të mërkurën për t’u takuar me vajzën e saj pas vitesh grindje publike.

Autorja e “Through the Storm” u fotografua duke mbërritur në aeroportin e LAX-it përpara takimit të shumëpritur.

Ajo fillimisht u ndal në shtëpinë e mikut dhe menaxherit të Britney, Cade Hudson dhe më pas mori një Uber për në rezidencën e të bijës.

Foto: Backgrid

Thuhet se takimi ka zgjatur vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti i këngëtares së “Gimme More”, Sam Asghari.

Një burim konfirmoi për Page Six se ato kanë ulur gjakrat me njëra-tjetrën, meqë kanë shkëmbyer edhe mesazhe më shumë kohëve të fundit.

Megjithatë, ato patën përplasje të mëdha virtuale gjatë vitit të kaluar.

Foto: Backgrid

Në tetor 2022, Lynne i kërkoi falje këngëtares së “Toxic” përmes Instagramit për të gjitha dhimbjet që pësoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar.

“Të dua shumë dhe më mungon”, shtoi ajo në atë kohë.

Foto: Backgrid

“Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar”.

Në të njëjtin muaj, Britney bëri një postim të gjatë duke zbuluar një moment kur e ëma e kishte goditur.

Foto: Backgrid

Lynne, nga ana e saj, ka pohuar se gjithmonë është përpjekur të “bëjë më të mirën” kur është fjala për vajzën e saj. 

Foto: Getty Images