Pas një kohe të gjatë, takim i komisionit historik me prani fizike
Shkup, 25 shkurt – Takimi i Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, i cili mbahet në Sofje pas një kohe të gjatë me prani fizike ka dhënë shumë mundësi për bisedime, konsideron ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Ky është një cikël i rregullt i Komisionit historik. Ndodh në Sofje, pas një kohe të gjatë me prani fizike që sigurisht jep më shumë mundësi për bisedime”, ka thënë Osmani në pyetje të gazetarëve për takimin e Komisionit i cili dy ditë me radhë mbahet në Sofje, pas konferencës për shtyp me shefin e diplomacisë serbe Nikolla Selakoviq.
Ai paralajmëroi se pritet nga anëtarët e ekipit nga Maqedonia e Veriut pas takimit MPJ-ja të informohet për përshtypjet e tyre për bisedimet dhe më pas edhe opinioni.
Anëtarët e Komisionit të përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për çështjet historike dhe arsimore edhe sot në kryeqytetin e Bullgarisë e mbajnë takimin e ri, i pari për këtë vit, në të cilin sipas paralajmërimeve duhet të bisedohet për vërejtjet për librat e historisë, si dhe për Goce Dellçevin.
Ministri Osmani javën e kaluar deklaroi se nuk duhet të krijohet presion me afate ndaj Komisionit të përbashkët historik, por qëllimi është të krijohet proces i besimit për zgjidhjen e çështjeve kontestuese.

