Pas kërcënimit të Putinit, mobilizohet ushtria e Lituanisë

Lituania ka ngritur nivelin e gatishmërisë së forcës së reagimit të shpejtë të ushtrisë së saj “për të parandaluar çdo provokim nga pala ruse”, sipas ministrit të mbrojtjes lituaneze

“Meqenëse mobilizimi ushtarak i Rusisë do të kryhet edhe në rajonin e Kaliningradit, në lagjen tonë, Lituania nuk mund të shikojë vetëm”, tha Arvydas Anusauskas në një postim në Facebook, raporton AlJazeera.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një fjalim ka kërcënuar se “do të përdor çdo metodë”, duke aluduar në “mbrojtjen e Rusisë”.

Nga Britania e Madhe kanë thënë se kërcënimi i Putinit duhet të merret seriozisht.

Ndërsa, shumë vende gjithandej perëndimit e kanë kritikuar Rusinë për kërcënimet e bëra.