Pas disa gotave me alkool, shoferin e zë gjumi prapa timonit – Telsa Model S me ndihmën e autopilotimit u ndalë vetë
Një video amatore e filmuar me telefon të mençur, shfaq momentin kur sistemi i autopilotimit të veturës Tesla Model S, ndalë mjetin pasi shoferin e dehur e zë gjumi, derisa po lëvizte me mjetin motorik nëpër një autostradë në Norvegji.
Sistemi i avancuar detektoi se shoferi 24-vjeç nuk i përgjigjej më, pasi edhe kishte hequr duart nga timoni si rezultat i një nate me plotë alkool, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara me telefon nga një veturë tjetër, shfaq shoferin e shtrirë në ulësen e shoferit, derisa mjeti lëvizte vetë. Ishte pikërisht sistemi i autopilotimit që e mbajti veturën në korsinë e saj, dhe në një moment e largoi u ndal plotësisht pak metra pasi u fut në tunel.
E policia e këtij shteti ka publikuar pamjet në Twitter, e shoferi i veturës që ishte nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishte mohuar faktin se kishte vozitur, por kur pamjet doli të jetë krejt e kundërta.