Partnerët e LSDM-së takohen me VMRO-DPMNE, ja si reagon kryeministri Kovaçevski!

Shkup, 31 janar – Partia më e  madhe opozitare – VMRO-DPMNE, sot dhe nesër ralizon sërë takimesh me partitë e vogla parlamentare, lidhur me kërkesën e tyre për formim të një njësie zgjedhore.

Koordinatori i grupit paramentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski përo Fokus ka konfirmuar se sot ka realizuar takime me kryetarin e Lidhjes Demokrate Pavle Trajanov dhe me sekretarin e përgjithshëm të VMRO-Popullores, Ljupço Ballkovski, të cilët njëkohësisht janë edhe deputetë.

Ai thotë se për nesër është caktuar takim me PLD-në dhe me përfaqësues të partive tjera parlamentare, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për një njësi zgjedhore.

Duke i komentuar këto takime, kryeministri dhe kryetari I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se partia e tij është partia e parë që e ka përkrahur propozimin e partive të vogla për një njësi zgjedhore, shkruan Zhurnal.

“”NUk mund të jetë propozim i VMRO-DPMNE-së, por i LSDM-së. Ata janë të zëdhëm tani për atë çështje sepse nuk meren me asgjë tjetër përveç se e kërkesa për zgjedhje të parakohshme, kurse zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024”, deklaro Kovaçevski gjatë qëndrimit në Prilep.

Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në se është joserioze, pasi vazhdimisht bën thirrje për zgjedhje të parakohshme në khë pandemie dhe në kohën e krizës më të madhe energjetike në Evropë dhe kur ende është prezentë kriza ekonomike.