Partia lëshoi 10 milionë euro për zgjedhjet, tek votuesit arritën vetëm 2 milionë! Ku janë edhe 8 milionë euro?

(Foto Arkiv)

Shkup, 7 qershor – Një skandal i madh brendapartiak ka filluar të e dridhë skenën politike paszgjedhore. Skandali peshon 8 deri 10 milionë euro, të lëshuara për të siguruar vota të mjaftueshme për të nxjerrë mbi 20 deputetë, por që ka dështuar duke krijuar një “vrimë” aq të madhe, sa që nga marramendja kollaj mund të biesh në humnerën opozitare.
Të fillojmë me radhë.
Për të siguruar vazhdimësinë e komoditetit qeveritar, janë bë analiza të shumta dhe të gjithanshme, duke pasur parasysh se që moti dihej që rezultati i zgjedhjeve do të jetë i paparashikueshëm, kurse edhe më të paparashikueshme priteshin të jenë zhvillimet pas zgjedhjeve. Dhe për të mos i lënë asgjë rastit është sjellur vendim të luhet “koeficient” i sigurt.

Për këtë qëllim wshtw vendosur tw ndahen 10 milionë euro për të “nderuar” votuesit, e si kompensim për këtë “nder” të meren sa më shumë vota prej tyre, sa që shifra prej 20 deputetëve të jetë e padiskutueshme, por të synohet edhe 24-shi. Me dhjetë milionë euro në Maqedoni mund të bësh çudira, mund ta çosh edhe ujin përpjetë, e madje mund të blesh një “tren bullgar”.

Gjithçka ka qenë gati. Strategjia e përgatitur ka parashikuar deri në pëpikmëri çdo detal se sa mjete do të shkojnë për secilën degë, sa për nëndegët, sa për shtabet zgjedhore, …
Paratë janë lëshuar në qarkullim “Natën e Arifes”. Janë mbushur çantat, qeset, thasët, “kepekët”…

Mirëpo, nëse bazohemi te fjala e urtë popullore, “gusha gjithmonë ka qenë më afër se fusha”. Saktësia e kësaj fjale popullore është vërtetuar edhe në rastin konkret. Prandaj, dikush ka vendosur që me këto miliona ta qerasë “gushën” e vetë, e sa për “fushën” janë shpërndarë vetëm 2 milionë euro. Shumë degë e nëndegë kanë mbetur pa asnjë lek, kurse edhe harxhimet e disa shtabeve kanë mbetur të pambuluara. “Bylbylat e Kosovës” kanë marë vetëm gjysmën e honorarit për kontributin e tyre kombëtar-patriotik. Për gjysmën tjetër nuk kanë ndonjë “haber” se kur do e marin, e në anën tjetër kanë humbur shumë dasma tek qytetarët, sepse i kanë dëshpëruar me vendimin që të këndojnë për parti e për politikë. Tani nuk i ka mbet tjetër, vetëm të habitet pse i është ndryshkur Jubileu i Artë, por gjithsesi që vetë e ka merituar!

Këtu mbaron episodi i parë, por jo edhe i tërë seriali (skandali)!

Pjesë e serialit kanë qenë edhe mediumet. Për të fituar përkrahje jo vetëm nga mediumet “mike”, por edhe prej mediumeve më kundërshtare, janë lëshuar në “qarkullim” plus dy milionë euro, që propaganda e partisë të jehojë e buçasë në të gjitha anët, duke nisur nga televizionet, radiot, gazetat e deri tek portalet. Mirëpo në vend se të arrijnë tek mediumet, edhe këto dy milionë si duket kanë përfunduar në “gushën” e dikujt, pasi e vetmja gjë që kanë fituar mediumet në këtë rast kanë qenë mjetet që i ndan KQZ. Edhe ato nuk kanë qenë pak mjete dhe kanë siguruar përkrahje nga shumë mediume, por as për së afërmi aq sa të krijohet disponim për të fituar 20, e lëre më 24 deputetë.

Për këtë arsye, supozohet se skandali financiaro-zgjedhor peshon deri 10 milionë euro. Me aq para në Maqedoni mund të sigurosh shtatë gjenerata, mund të fillosh biznes, të formosh parti të re politike, por edhe mund të dalin për hunde, duke pasur parasysh se me të madhe po kërkohet përgjegjësi për skandalin që e la partinë jo vetëm pa 24-shin maksimal, por edhe pa 20-shin e “sigurt” minimal!
Dardha ka bisht, kurse një ditë do të meret vesh se kush ka gisht në këtë skandal!/Zhurnal
(Vini re: Çdo ngjashmëri me zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ndoshta është e rastësishme).