Parashikimi i motit

Shkup, 22 prill – Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite vende-vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Siç njoftoi DPHM, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme pasdite do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me erëra të forta. Më stabile do të jetë vetëm ditën e dielë ku do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla.