Paraqiten pengesa për emërimin e drejtorëve të ASH-së në Klinikat e Shkupit !?

Shkup, 28 shkurt – Pas shumë polemikave dhe debateve, Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u bë pjesë e Qeverisë. Sot madje ministrat e rinjë të ASH-së dhe një e LSDM-së, morën funksionet e tyre nën menaxhim, informon Zhurnal.

Por sa i përket vendeve të drejtorëve në klinika, së fundmi është paraqitur një pengesë.

Në periudhën e fundit, të gjithë drejtorët aktual nënshkruan marrëveshje menaxheriale deri në vitin 2024, që do të thotë se është joligjore të shkarkohet ndonjëri prej drejtorëve, edhe pse për këto poste po bëhen pazare politike.

E vetmja arsye për shkarkim mund të ishte menaxhim i dobët, ose vet drejtori të jep dorëheqje.

Sa i përket Klinikës së syve në Klinikën Shtetërore, ASH dhe LSDM u dakorduan që ky resor ti takojë ASH-së, me në krye drejtor, Bekim Tateshi. Por ngelet e pashpjegueshme situata me drejtorin aktual Duma, i cili ka nënshkruar marrëveshje menaxheriale. Vallë do t’i kërkojnë atij të jep dorëheqje apo do të hulumtojnë nëse ka bërë ndonjë gabim në punë !?

Por nga ana tjetër, të gjitha raportet finansiare tregojnë se Klinika e syve është e vetmja e cila nuk ka borxhe dhe nuk punon me humbje.

Para disa muajve u dërguan kontrolle në të gjitha klinikat, me çka aty ku konfirmoheshin parregullsi, drejtorët u shkarkuan ose u detyruan të japin dorëheqje.

Kush është Bekim Tateshi?

Tateshi para pothuajse katër viteve, më saktë në vitin 2018 menaxhonte me këtë klinikë, por pati kërkuar shkarkim nga ministri i atëhershëm Venko Filipçe. Atëkohë, Tateshi ishte kandidat i ASH-së për ministër të shëndetësisë. Kjo ndodhi kur Taravari nga ulësja e ministrit u transferua në Gostivar si kryetar komune.

Përndryshe nga marrëveshja me LSDM-në, me shumë mundësi ASH do ta mer edhe klinikën për endokrinologji./Zhurnal.mk