Paradite mot me vranësira dhe mjegull, pasdite me diell
Shkup, 9 nëntor – Në pjesët perëndimore të vendit paradite do të ketë dukuri të vranësirave të ulëta apo mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.
Nga e premtja pasdite, n[n ndikimin e valës së re të lagësht dhe më të ftohtë, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta reshjet kohë pas kohe do të kalojnë në borë. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

