Paraburgim prej 30 ditëve për tetovarin, te i cili është gjetur drogë

Tetovë, 14 prill – Personit N.M., nga Tetova, te i cili dje është gjetur drogë dhe sende tjera, sot i është shqiptuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Pas bastisjes dhe arrestimit të djeshëm, ai sot është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën themelore Tetovë.

Prokuroria e ngarkon të dyshuarin për vepër penale të dënueshme sipas nenit 215 të Kodit penal, “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.