Papunësia në SHBA përsëri në nivelin më të ulët gjatë 50 viteve të fundit

Ekonomia e SHBA-së shtoi 528.000 vende të punës në korrik, dyfish më shumë se 250.000 të pritura, ndërsa shkalla e papunësisë ra për 0,1 pikë në 3,5 për qind, duke u kthyer në nivelin më të ulët gjatë 50 viteve të fundit nga shkurti i vitit 2020.

Analistët prisnin shkallë pak më të lartë të papunësisë për korrikun – 3,6 për qind – siç ishte në qershor. Papunësia arriti 62,1 për qind, duke mbetur për 1,3 pikë përqindjeve nën nivelin e shkurtit të vitit 2020.

Fitimet mesatare për orë u rritën me shkallë vjetore prej 5,2 për qind. Numri i vendeve të hapura të punës për dy muajt e kaluar u rishikua në rritje, prej 384.000 në 386.000 në maj dhe prej 372.000 në 398.000 në qershor. Për dy muajt korrigjimi është gjithsej +28.000.