Panel: Kriza e Rusisë me Ukrainën vazhdon të trajtohet si konflikt me intensitet të ulët
Shkup, 9 shkurt – Kriza e Rusisë me Ukrainën do të vazhdojë të trajtohet si konflikt me intensitet të ulët, nuk do ta kalojë pragun e luftës së përgjithshme. Çdo konflikt ka dy zgjidhje – paqe dhe luftë, ndërsa në luftë asnjëherë nuk ka fitues, gjithmonë ka vetëm viktima. Është e nevojshme sa më shpejtë të gjendet zgjidhje e qetë, të mos ketë më viktima dhe frikë, ishte potencuar në palen diskutimin e sotëm me temë “Kriza e Rusisë me Ukrainën dhe Maqedonia e Veriut”, e organizuar nga CIVIL.
Sipas ambasadores së Ukrainës në vend, Natalia Zadorozhnjuk, çështja e marrëdhënieve të Rusisë me Ukrainën është shumë më e gjërë dhe ka lidhje me të gjitha vendet duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe e vë në pikëpyetje mbijetesën e rendit ndërkombëtar të vendosur.
Pas konfliktit të Rusisë me Ukrainën, siç potencon ajo, është aspirata e Rusisë për ta rindërtuar perandorinë ta ruajë “regjimin auoritar me ndihmë të Ukrainës, Bjellorusisë, Moldavisë dhe Gjeorgjisë të ndahet nga bota perëndimore”. Rusia dëshiron t’i shikojë vendet tona, ndërsa veçanërisht Ukrainën si një pengesë të kontrolluar për përhapjen e vlerave perëndimore në Rusi. Për dallim nga konflikti i vitit 2014, Ukraina thotë, sot është shumë më e përgatitur dhe më e fuqishme në mbrojtje, ndërsa ka edhe mbështetje nga bota perëndimore.
Duke u kthyer në pozitat e palës ruse në këtë krizë të Rusisë me Ukrainën, analisti Aleksandar Pisarev mes tjerash tregon se Moska është seriozisht e brengosur nëse Ukraina inkuadrohet në NATO dhe kjo do të thotë se Aleanca direkt po i afrohet kufijve të saj.
Dekania e Fakultetit Juridik në Universitetin “Vizion” – Gostivar dhe gruaja e parë doktorante në Akademinë Ushtarake, Vesna Poposka, vlerëson se kriza e Rusisë me Ukrainën do të vazhdojë të trajtohet si konflikt me intensitet të ulët, nuk do ta kalojë pragun e luftës së përgjithshme, ndërsa i detyrohet luftës hibride si metodë kryesore e doktrinës ruse prej para 10-të viteve e cila nuk është e dukshme, shfrytëzohet me kiber sulme, luftë me informatat dhe veprime luftarake jotipike të ngjashme.
Panel diskutimi është i pari nga seria e paralajmëruar e panel diskutimeve të CIVIL për temat aktuale botërore dhe vendore, të cilat do të mbahen së paku njëherë në javë, nga fillimi i shkurtit çdo të mërkure.