Panel diskutim për efikasittein e mekanizmave ligjorë për përballje me fjalorin urrejtës
Shkup, 15 shkurt – Në platformën onlajn ZOOM sot do të mbahet panel-diskutimi “Efikasiteti i mekanizmave ligjorë dhe vetërregullatorë për përballje me fjalorin urrejtës dhe dezinformatat në Maqedoni të Veriut”, në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume (IMM).
Siç kumtuan organizuesit, në ngjarje do të prezantohet analiza të cilën ata e përgatitën, e titulluar “Korniza rregullatore dhe vetërregullatore për përballje me fjalorin urrejtës dhe dezinformatat në RMV”.
Është paralajmëruar fjalimi i Emilia Petreska-Kamenjarovës nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, Marina Tuneva nga Këshilli për etikë në mediumet në Maqedoni, Vesna Bendevska nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe Dragan Sekullovski nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.

