Panel-diskutim: Nevojitet rregullim më i mirë në mediumet elektronike për luftë kundër dezinformatave

Shkup, 23 shkurt – Nevojitet rregullim më i mirë në mediumet elektronike për luftë kundër dezinformatave, u cek në panel-diskutimin e sotëm “Kaosi informativ: Trendet dhe perspektivat”, në organizim të CIVIL – Qendrës për liri.

Profesoresha Vesna Poposka nga universiteti “Vizion” – Gostivar theksoi se ka nevojë për rregullim më të mirë në mediumet elektronike, sepse edhe krahas asaj që ekziston rrezik nga censura, ekziston rreziku edhe nga keqpërdorimi. Vetërregullimi në hapësirën mediatike, sipas Popovskës, për fat të keq u tregua si e pamjaftueshme lidhur me këtë kontekst, përderisa ndikimi i dezinformatave u tregua si i madh. Theksoi se mendimi i saj rreth vetërregullimit ka të bëjë konkretisht me pjesën e regjistrimit të portaleve.

“Si subjekte nuk janë vetëm akterët shtetërorë ata që i keqpërdorin dezinformatat, por këtu janë edhe akterët joshtetërorë, grupe të organizuara lobiste, parti politike dhe qendra të fuqisë të cilat praktikisht i shfrytëzojnë informatat si vegël në marrjen e mbështetjes rreth çështjes së caktuar. Kur flasim për interes nacional apo për interes të caktuar, atëherë nuk guxojmë të harrojmë se ai nuk përfundon ku përfundon kufiri nacional, posaçërisht në hapësirën kibernetike nuk mund t’i përcaktoni kufijtë aq qartë apo atje ku përfundon interesi i një grupi të caktuar”, tha Popovska.

Redaktorja e portalit të internetit “Portalb”, Elida Zylbeari konsideron se ka ligje, por duhet të respektohen.

“Atë që mund ta bëjnë gazetarët është vetë ta respektojnë Kodin e gazetarëve, kjo është më me rëndësi, sepse kjo të bën gazetar, ashtu edhe publiku të njeh dhe e din cili mediume apo cili gazetar publikon informata të sakta. Për ato platforma onlajn, unë ashtu i quaj sepse nuk i konsideroj për mediume, që dëshirojnë të kenë ndonjë kontribut apo ndonjë përfitim me atë të përhapjes së dezinformatave, për ata ka “medikament të parë” mund të thuhet, arsimim medial, dhe kontrolli i fakteve nga ana e organizatave, e madje edhe nga vetë gazetarët. Vetë t’i respektonin gazetarët që punojnë, ndërkaq publiku din ku të dëgjojë dhe ku të lexojë. Organizatat e tjera që bëjnë verifikim të fakteve, duhet ta bëjnë punën e vet. Dhe së treti, ka ligje, ja gjithë këto institucione, KEMM-in e përmendët, ku qytetarët mund të drejtohen dhe të kërkojnë përmirësim dhe KEMM të reagojë”, tha Zylbeari.

Ndihmësi i ministrit të Punëve të Brendshme për marrëdhënie me opinionin, Toni Angellovski konsideron se shteti nuk mund t’i rregullojë mediumet, sepse secili, siç tha, nëse i jepni mundësi të hulumtojë në atë pjesë, mund të bëjë keqpërdorim, por mediumet vetë duhet të rregullohen.

“Në këto kohë moderne, kjo është një ndër armët më fuqishme. Prandaj, sado filtrues të mirë të kemi në shtete dhe në shoqëri për t’u mbrojtur nga imponimet e tilla, përkatësisht dezinformatat, aq më mirë për secilin shtet. Më së shumti dezinformata përhapen gjatë zgjedhjeve, referendumeve dhe në kohë të luftës”, tha Angellovski.

Ngjarja është mbështetur nga programi Civika Mobilitas, financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.