Panel diskutim “Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Ballkan”

Shkup, 24 mars – Panel diskutim me temë “lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Ballkan” do të mbahet sot në organizim të Fakultetit për shkenca politike pranë Universitetit Amerikan Kolexh Shkup (UAKS).

“Lufta në Ukrainë merr përmasa brengosëse dhe ende nuk ka epilog, po vuajnë qytetarët e Ukrainës, ndërsa pasojat i ndjejnë edhe vendet tjera nga Evropa”, thuhet në kumtesën e UAKS-it.

Qëllimi i këtij panel-diskutimi, thonë, është që të bisedohet për implikacionet nga kriza ukrainase ndaj proceseve në Ballkan, para së gjithash në vend.

“Janë ftuar pjesëmarrës nga provinenca të ndryshme, të cilët me ekspertizën e tyre dhe përvojën e tyre të drejtpërdrejtë profesionale, do të japin pikëpamje për gjendjet dhe këmbim të domosdoshme të mendimeve”, njoftojnë nga UAKS.

Si panelistë janë paralajmëruar Eduard Xhozef, ligjerues i lartë në Fakultetin për marrëdhënie ndërkombëtare (SAIS) pranë Universitetit Xhons Hopkins, SHBA; Ognen Vangelov, docent për marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri ndërkombëtare të Fakultetit për shkenca politike pranë UAKS; Krum Eferemov, ambasador i Republiksë së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë: Radmilla Shekerinska, ish ministre e Mbrojtjes dhe Toni Tonçevski, menaxher projektues në Forum ZDF Odesa dhe ish nëpunës për raportim dhe analiza politike pranë misionit të OSBE-së në Mariupolj.

Në ngjarjen do të marrin pjesë edhe studentët e Universitetit Amerikan Kolexh Snhkup, të cilët do të mund drejtëpërdrjetë të përfshihen në diskutim me mendime të tyre dhe pyetje. Ngjarja është e hapur edhe për opinionin më të gjerë.