Panel diskutim: Gratë hulumtuese shpesh kanë karriera më të shkurtra dhe më pak të paguara
Shkup, 10 shkurt – Gratë zakonisht marrin grante më të vogla për hulumtim në krahasim me kolegët meshkuj. Edhe pse gatë janë 33,3 për qind nga të gjithë hulumtuesit, vetëm 12 për qind e anëtarëve të akademive shkencore nacionale janë gra. Krahas mungesës së mjeshtërive në zonat teknologjike, që janë kyçe për revolucionin e katërt industrial, gratë janë vetëm 28 për qind e inxhinierëve të diplomuar, ndërsa 40 për qind e studentëve të diplomuar në shkencat kompjuterike dhe informacione.
Këtë sot e theksoi bashkëshortja e presidentit Elizabeta Gjorgjieva në panel diskutimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë. Ajo theksoi se shënimi i sivjetshëm i kësaj dite është me temë “Barazi, llojllojshmëri dhe inkluzion – Uji na bashkon”.
“Gratë studiuese shpesh kanë karriera më të shkurtra dhe më pak të paguara. Puna e tyre nuk është e përfaqësuar mirë në revistat shkencore dhe shpesh anashkalohet kur bëhet fjalë për promovimin. Këto janë sfidat me të cilat ballafaqohemi të gjithë dhe mendoj se përmes diskutimeve të tilla dhe përfshirjes më të madhe të institucioneve do të jemi pjesë e zgjidhjes, e jo pjesë e problemit siç është tani”, tha Gjorgjievska.
Lidhur me temën e sotme, Gjorgjievska theksoi se KB-ja potencon se miliarda njerëz në botë nuk do të kenë mundësi të kenë qasje të sigurojnë ujë në amvisëri si dhe për nevoja higjienike në vitin 2020, përveç nëse përpjekjet dhe progresi për sigurim të ujit nuk rritet për katër herë.
Docent, Jana Kllopçevska nga Fakulteti Teknologjik Metalurgjik theksoi se ky Fakultet ka traditë të fakultetit të grave, gjegjësisht gratë që para një kohe janë mjaft aktive në shkencë.
Emilija Fidançevska nga Fakulteti Teknologjik Metalurgji, i cili vjen nga Instituti për teknologjia neorganike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor thotë se duhet të shikojmë në mënyrë holistike kur flasim për cilësinë e jetesës prej ku vijmë.
Dr. Marina Stefova nga Instituti për kimi pranë FMN theksoi se falë historisë së jetesës në sistemin shoqëror socialist nuk kemi problem shumë serioz në përfaqësimin e grave në shkencat natyrore sidomos në kimi.

