Panairi i parë ndërkombëtar “Vizioni i verës Ballkani i Hapur” prej 1 deri më 4 shtator në Beograd

Beograd, 28 korrik – Panairin e parë ndërkombëtar të verës do ta organizojnë vendet-partnere, themeluese të nismës Ballkani i Hapur – Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në Beograd nga 1 deri në 4 shtator.

Kjo ngjarje që do të zhvillohet në Panairin e Beogradit do të jetë mundësi ideale për prodhuesit e verës dhe verarive nga i gjithë rajoni që të prezentojnë para publikut më të gjerë dhe me atë të sigurojnë dukshmëri akoma më të madhe në treg. Gjithashtu, kjo është mundësi që të gjithë ekspozuesit të takohen, t’i ndajnë përvojat e tyre dhe të lidhen me distribuues dhe përfaqësues të industrive komplementare.

Qëllimi i panairit është të festojë mjeshtërinë e lartë të mjeshtrave në prodhimin e verërave më të mira dhe të promovojë një përzierje unike të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e vetë Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e varieteteve, si dhe mentalitetin e atyre që në mënyrë të veçantë shijojnë verërat e këtij rajoni dhe të rajoneve të tjera.

Performanca e përbashkët e rajonit në biznesin e eksportit në “tregjet e treta”, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe investimet në objektet e reja prodhuese mund t’i pozicionojnë më tej anëtarët e Iniciativës së Ballkanit të Hapur në hartën botërore të turneve të verërave, sipas faqes së internetit të PKS.

Serbia importin më të madh të verërave e ka nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e BE-së, prej ku Serbia i ka blerë 40 për qind të importit të përgjithshëm të verës.