Panairi i mobiljeve në Shkup nga 29 marsi deri më 2 prill

Shkup, 9 mars – Panairi i mobiljeve përsëri kthehet dhe do të mbahet nga 29 marsi deri më 2 prill në Kompleksin “Boris Trajkovski” në Shkup. Në këtë panair, i cili pas pauzës gjatë kohës së pandemisë, shënon jubileun 45-vjeçar, programin e tyre duke i përfshirë të gjitha kategoritë e furnizimit të enterierit, do ta prezantojnë më shumë se 40 ekspozues.

Bëhet fjalë për zgjedhje të mobiljeve vendore, brende internacionale me oferta speciale në panair dhe zbritje. Do të ofrohen garnitura, fotele, dhoma gjumi dhe dhoma të fëmijëve, kuzhina, banjo, dollapë të montuar, ndriqim, baza dekorative dhe gjithçka që është e nevojshme për rregullimin e shtëpisë.

Biletat onllajn për Panairin e Mobiljeve tashmë janë në shitje përmes  këtyre platformave: www.karti.com.mk dhe www.mktickets.mk.