Panairi i librit prej 3 deri më 9 maj në Arenën “Boris Trajkovski”

Shkup, 25 mars – Prej 3 deri më 9 maj në A1 Arenën “Boris Trajkovski” do të mbahet edicioni i Panairit të librit nën organizimin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që tradicionalisht e mbështet këtë manifestim kulturor.

Organizatorët paralajmërojnë se të gjitha Shtëpitë botuese do të prezantohen me titujt e tyre më të ri të botimeve për vitin 2022, takime me autorë por edhe një numër i madh i zbritjeve gjatë Ditëve të panairit. Pjesëmarrje në këtë Panair kanë paralajmëruar edhe Shtëpi botuese nga rajoni.

Krahas kthimit të Panairit të librit në terminin e rregullt të organizimit, pritet të kthehen edhe vizitat grupore për nxënësit dhe shkollat.