Panairi i librit në arenën “Boris Trajkovski”

Mbi 60 shtëpi botuese nga vendi, si dhe nga Turqia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria do të paraqiten në edicionin e 34-t të sivjetshëm në Panairin e librit që do të mbahet në SS “Boris Trajkovski” prej sot deri më 9 maj. Fokusi këtë vit është vendosur në letërsinë për fëmijë në fakt në tërheqjen e lexuesve të rinj.

Në Panairin e librit, këtë vit do të realizohen takime me autorë, por edhe pjesë e madhe e promovimeve dhe risive. Të gjitha shtëpitë botuese do të paraqiten me tituj e tyre më të rinj – botime për vitin 2022.

Përveç terminit të rregullt për mbajtje, këtë vit kthehen edhe vizitat në grupe për nxënësit nga shkollat e mesme dhe fillore. Gjatë Panairit do të organizohen edhe punëtori dhe promovime të botimeve të reja për fëmijë.

Në shtatë ditët e panairit do të mbahen mbi 30-të promovime të edicioneve të reja dhe autorëve në Qendrën promovuese, ndërsa do të ketë edhe prezencë të autorëve të huaj.

Biletat elektronike për Panairin e librit mund të blihen në ueb-faqen www.karti.com.mk ,ndërsa biletat mund të blihen edhe në arenën “Boris Trajkovski”.

Panairi i librit është në organizim të Ministrisë së Kulturës të RMV-së.