Panairi i librit do të mbahet nga 3 deri më 9 maj në sallën “Boris Trajkovski”

Shkup, 28 prill – Mbi 60-të shtëpi botuese si dhe nga Turqia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria do të paraqiten në edicionin e 34-të të sivjetshëm në Panairin e librit që do të mbahet në SS “Boris Trajkovski” prej 3 majit deri më 9 maj. Fokusi këtë vit është vendosur në literaturën për fëmijë në fakt në tërheqjen e lexuesve të rinj.

Në Panairin e librit, këtë vit do të shqyrtohen takime me autorë, por edhe pjesë e madhe e promovimeve dhe risive. Të gjitha shtëpitë botuese do të paraqiten me tituj e tyre më të rinj – edicione për vitin 2022.

Siç informoi në brifingun e sotshëm, drejtorja Ekzekutive e Panairit të librit Daniella Gligorova, përveç terminit për realizim, pritet që këtë vit të kthehen edhe vizitat grupore për nxënësit nga shkollat e mesme dhe fillore në vend.

Në shtatë ditët e panairit do të mbahen mbi 30-të promovime të edicioneve të reja dhe autorëve në Qendrën promovese, ndërsa do të ketë edhe prezencë të autorëve të huaj.

Siç njoftoi Gligorova, biletat elektronike për Panairin e librit mund të blihen në ueb-faqen www.karti.com.mk që janë të qasshme që nga e marta, më 26 prill, ndërsa gjatë kohës së Panairit, biletat mund të blihen edhe në arenën “Boris Trajkovski”.

Panairi i librit është në organizim të Ministrisë së Kulturës të RMV-së.