“Panair i grave artizanale” dhe konferencë përfundimtare e bizneseve të femrave
Shkup, 15 korrik – Tridhjetë e pesë gra artizanale nga Ohri, Manastiri dhe Shkupi sot do t’i prezantojnë veprat e tyre para turistëve në Sheshin e Ohrit në “Panairin e grave artizanale”, në organizim të Qendrës për Menaxhim me Ndryshimet, ndërsa nën patronazhin e bashkëshortes së presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgieska.
Punimet e tyre të dorës janë të inspiruar nga trashëgimia kulturore maqedonase nga rajone të ndryshme të vendit.
Më parë do të mbahet konferenca finale e projektit “Masat për forcimin e bizneseve të grave pas Kovid-19”, organizuar nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve me mbështetjen financiare të Balkan Trust for Democracy dhe USAID dhe nën patronazhin e Zonjës së Parë, Gjorgievska.
Në këtë ngjarje do të prezantohen aktivitetet dhe rezultatet e projektit, masat dhe politikat e propozuara për përkrahjen dhe promovimin e ndërmarrësisë femërore në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë rezultat i hulumtimit dhe analizës së realizuar në kuadër të aktiviteteve të projektit.

