Pamje të pazakonta, ariu hap derën e veturës dhe futet brenda saj në kërkim të ushqimit

Një kamerë sigurie në shtëpi në Kolorado kapi momentin kur një ari hapi derën e një veture të parkuar dhe hyri brenda saj për të kërkuar ushqim.
Videoja, e regjistruar jashtë garazhit të një shtëpie në anën verilindore të Breckenridge, tregon ariun që endet drejt veturës së parkuar dhe përdor putrën e tij për të hapur derën e përparme.
Nuk dihet shkalla e dëmtimit të pjesës së brendshme të automjetit.
Departamenti i Policisë së qytetit të Breckenridge lëshoi një paralajmërim në fund të prillit se aktiviteti i arinjve ishte në rritje në zonë.
“Mos u kapni në befasi, pranvera do të jetë këtu para se ta kuptoni dhe po ashtu edhe arinjtë”, tha departamenti.
“Ju lutemi, mbajini dyert e automjetit tuaj të mbyllura.”