Pallço dhe të akuzuarit e tjerë para gjykatës thanë se nuk ndihen fajtorë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Shkup, 20 shtator – Është duke vijuar gjykimi në Gjykatën Themelore Penale Shkup për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.
Në gjykatë të pranishëm janë të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, pas vendimit të Këshillit gjyqësor për bashkimin e veprave të të pandehurve, pasi Prokuroria Themelore Publike së pari ngriti akuza kundër katër personave, ndërsa pastaj dhe ndaj të dyshuarit të parë Lupço Palevski për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia.
Të akuzuarit, para Gjykatës deklaruan se nuk ndihen fajtorë, për çka mbrojtja e tyre do të dorëzojë prova në gjykatë.
Prokurorja Zhaklina Kërstevska në fjalimin hyrës me kërkesë të të dëmtuarës Zhaklina Gjorçevska dhe vajzës së saj, kërkoi nga Gjykata që ta përjashtojë publikun seanca, për shkak siç tha, “raportimit intensiv mediatik rreth ngjarjes të cilat kanë shkaktuar thellimin e dhimbjes”, pas çka Gjykata nuk e pranoi këtë propozim e Prokurorisë.
“Nga ana e ndihmësit dhe të dëmtuarës Zorica Mirçevska dhe nga motra e Vanja Gjorçevskës i është dorëzuar prokurorisë propozim për përjashtimin e publikut nga e gjithë seanca, për shkak të raportimit intensiv mediatik që kanë shkaktuar thellimin e dhimbjes, çrregullime të rënda të stresit post-traumatik, për të cilin po ju bashkëngjes një raport nga psikiatri specialist dhe rekomandim të psikoterapistit”, tha Kërstevska.
Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim.
Më 22.11.2023, i akuzuari bashkë me edhe tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitje të të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.