Pala filipinase mban përgjegjësi për përplasjen me anijen kineze.

Të dielën, dy anije të Rojës Bregdetare të Filipineve, një anije zyrtare dhe një tjetër furnizimi hynë ilegalisht në ujërat pranë Cektinës “Ren’ai Jiao” të ishujve “Nansha” të Kinës pa miratim nga qeveria kineze. Roja Bregdetare e Kinës mori masa kontrolli ndaj anijeve filipinase në përputhje me ligjin shkruan CMG. Në orën 06.39, duke shpërfillur paralajmërimet e shumta të palës kineze, anija filipinase “Unaizah Mae 1”, devijoi papritmas dhe përplasi anijen Nr.21556 të Rojës Bregdetare të Kinës. Pala filipinase mban krejtësisht përgjegjësi për këtë incident.