Paguhen subvencionet për fermerët, të holla morën 11,785 subjekte

Shkup, 11 gusht – Sikurse ishte premtuar, ashtu edhe u realizua. Sot në llogaritë e 11,785 subjekteve janë paguar rreth 617,6 milion denarë subvencione. Subvencionet e paguara janë për fermerët që kanë shënuar krerë gjedhesh, dhishë si dhe ata që kanë ruajtur qengj femër, përcjellë Zhurnal.
Kështu, janë lëshuar mjete edhe për 2006 duhan prodhues në vlerë prej 11,4 milion denarëve, të cilat përshkak të borxheve të pashlyera për ujë dhe kullota, nuk ishin paguar.
“Në ditët e ardhëshme pritet të realizohen pagesat e subvencioneve për sipërfaqet e mbjella me farëra të certifikuar, ndërsa do të pasoj edhe pagesa e subvencioneve për bletari”, njofton ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha.//Zhurnal.mk