Paguhen 153,2 milion denarë për 6,396 prodhues të qumshtit

Shkup, 29 shtator – Agjencia pagesore njoftoi se janë paguar 153,2 milionë denarë për 6.396 prodhues për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar në mars, prill dhe maj 2021.
“Përfitues të kësaj mbështetje janë njësitë bujqësore të regjistruar si fermerë të gjedheve, deleve dhe dhive në Regjistrin e Fermave. Shuma e pagesave të drejtëpërdrejta është 3,5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar dhe 4,5 denarë për litër për qumësht deleje dhe dhie të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore”, thekson Agjencia.
Prej aty informojnë se ka filluar përgatitja e urdhërpagesës së prodhuesve të qumështit dhe të dorëzuar në qershor dhe korrik të vitit 2021.
“Fermerët e qumështit kanë mbështetjen tonë. Me shtimin e Programit intervenues, kemi paraparë një masë të re në vlerë prej mbi 140 milionë denarë, përmes së cilës ofrojmë mbështetje për fermerët e qumështit për litër, lopë të prodhuar dhe dorëzuar, qumësht deleje dhe dhie në objektet shtëpiake për periudhën nga 1 tetor të vitit 2021 deri më 30 shtator të vitit 2022. Qëllimi i kësaj mase intervenimi është mbështetja në uljen e kostove dhe humbjeve për prodhuesit e qumështit, e cila si pasojë e krizës botërore, u paraqitën me rritjen e fundit të çmimeve për ripromaterialet. Mjetet për këtë masë tashmë janë siguruar përmes ribalancimit të buxhetit. Ne krijojmë me përgjegjësi dhe me shpejtësi masat për të mbështetur çdo fermer. Detyrimi ynë si Ministri është stabilizimi dhe rritja e prodhimit vendas, për të ndihmuar prodhimin e ushqimit duke ulur kostot e fermerëve”, njofton Agjencia pagesore