Paga minimale, shtrenjtimet maksimale, qytetarët edhe më tutje të zhytur në halle
Shkup, 8 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë.
Siç ka njoftuar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook, 80.000 bashkëqytetarë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë.
Marrëveshja e arritur me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit përfshin 80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë.
Kjo shumë, siç u lavdërua kryeministri, tregon për rritje të pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.
“Kemi premtuar dhe zbatuar masa që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit jashtëzakonisht të krizës, vit të krizave evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve”, ka shkruar në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga sindikata, që do të thotë se në një afat më të afërm nuk do të ketë protesta ose greva, siç paralajmëroheshin në rast se nuk arrihet marrëveshja.
Përjashtim mund të bëjnë punonjësit e tekstilit, të cilët ishin kundër që rritja e pagës minimale të subvencionohet nga Qeveria, për shkak të malverzimeve që pretendojnë se janë bë në të kaluarën.
Rritja e pagës minimale është një sukses që nuk duhet të mohohet dhe një lajm i mirë për punëtorët që punojnë për kompensimin më të ulët në vend. Mirëpo është fakt se dy rroag minimale mezi e mbulojnë shportën statistikore të konsumatorit, që zyrtarisht ishte 34 mijë denarë, por nuk dihet sa është bë me valën e fundit të shtrenjtimeve.
Pas Kovaçevskit edhe shumë ministra e funksionarë tjerë kanë vrapuar të marin meritat për këtë marrëveshje. Madje edhe ish kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas një kohe të gjatë, duke përmendur marrëveshjen si shembull se qeveria e pasardhësit të tij, Dimitar Kovaçevski, po punon për të mirën e qytetarëve.
Mirëpo puna ndryshon kur bëhet fjalë për rritjen e çmimeve të produkteve eementare. Kur shtrnjtohen çmimet, të gjithë arsyetohen. Fajin e hedhin te kriza ekonomike, mungesa energjetike, shtrenjtimi i naftës, shtrenjtimi i benzinës,… Në të katër anët e botës mundohen ta gjejnë fajtorin për rritjen e çmimeve, e asnjë nuk tregon virtyt të del e të thotë: Po edhe ne si pushtet e kemi fajin për shtrenjtimet. Nuk del “ministër nane”, siç thotë popullit, të dalë e të thot ne kemi faj dhe duhet të mbajmë përgjegjësi.
Ata zakonisht çmimet i shikojnë nga prizmi i tyre. Kanë rroga të larta, kanë lloj-lloj mëditje paushalle, hanë e pinë me nënshkrim pa e fut dorën asnjëherë në xhep për të nxjerrë kuletën dhe nuk e kanë fare dert as kur rriten çmimet 100 për qind, shkruan Zhurnal.
Kurse rritja e çmimeve ka ardhur pikërisht në kohën kur kriza ekonomike në Maqedoninë e Veriut ka marrë hov gjatë pandemisë së koronavirusit, kur, si pasojë e mbylljes së vendit dhe masave të tjera shtrënguese, janë shuar rreth 6,000 biznese, ndërsa mijëra njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës. Kjo duhet të brengosë jo vetëm qytetarët, por edhe pushtetarët që kanë pak ndërgjegje në punë e tyre, sepse me vete sjell rrezikun për thellimin e varfërisë.
Kurse numrat në vendin tonë, as deri tani nuk kanë qenë në ndonëj nivel të lakumheshëm.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, përqindja e varfërisë ishte 22,2 për qind ose rreth 460 mijë qytetarë kanë jetuar nën pragun e varfërisë.
Kjo është gati një e katërta e popullsisë. Të dhënat e njëjta tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të të varfërve.
Sipas analizave nga lloji i ekonomisë familjare, shkalla e varfërisë së familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë nën kujdesje ishte 20 për qind. Kjo nxjerr në pah një dukuri tjetër, e ajo është se nga strenjtimet më së tepërmi pësojnë fëmijët në famije shumëanëtarëshe.
Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik, shkalla e punonjësve të varfër është 9 për qind ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7,7 për qind.
E që përmbledhur në një fjali do të thotë se hallet e qytetarëve mbeten edhe më tej, përkundër marrëveshjes për pagën minimale prej 18 mijë denarëve.///Zhurnal

