Padi penale kundër tre personave për shfrytëzimin e testeve antigjen të rreme

Shkup, 7 prill – Janë ngritur  padi penale kundër tre personave të cilët më 12 shkurt të këtij viti në VK “Tabanoc” kanë treguar teste antigjen të falsifikuar, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri ngriti padi penale kundër D.G.(57) nga Koçani, S.B. (53) dhe M.P.(62) të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer “falsifikim dokumentesh”, theksojnë nga Ministria në Buletinin ditor.