Padi penale kundër 56 vjeçarit nga Kopanica pasi ndërtoi objekt pa leje

Shkup, 18 maj – Njësia për krim kompjuterik ka ngritur padi penale kundër 56 vjeçarit H.A nga Kopanica e Sarajit të Shkupit, përshkak dyshimeve se ka kryer veprat penale “uzurpim të patundshmërisë” dhe “ndërtim të egër”, të dënueshme sipas neneve 225 dhe 244 nga kodi penal, informon Zhurnal.

Më 17 janar të këtij viti, në Kopanicë të Shkupit, inspektorët kanë kryer kontrolle e ku e kanë takuar të denoncuarin se po ndërton ndërtim të fortë duke mos patur leje për të njejtën.

Dënimi për ndërtim pa leje është prej 3 deri në 8 vite burg.

Dënimi për uzurpim të pronës është me të holla ose burg deri në tre vjet.