Pa rrymë nesër një pjesë e konsumatorëve nga Komuna Qendër

Shkup, 22 gusht – Pa energji elektrike nesër prej orës 8:00 deri në orën 12:00 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Zagrebska”, nënrruga 1, në Komunën Qendër.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja bëhet për shkak të kryerjes së punëve tashmë të caktuara nga EVN Maqedoni.