Pa rrymë nesër një pjesë e Gazi Babës dhe Karposhit, ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë disa rrugë në Gazi Babë dhe Qendër
Shkup, 1 shkurt – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektroshpërndarës, pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e komunave Gazi Babë dhe Karposh. Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin ujësjellës, pa furnizim me ujë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Qendër dhe Gazi Babë.
Në periudhë prej orës 08:30 deri 10:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Radovan Kovaçeviq” dhe “Metodia Andonov Çento” 3,5 dhe 7 në Gazi Babë. Prej orës 09:00 deri në orën 13:00 ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “France Preshern” në Karposh.
Për shkak të një defekti në rrugë të rrjetit ujësjellës f 6/4 në rrugën “Petar Pop Arsov” numër 40, nesër në orën 08:00 furnizim të ndërprerë të ujit do të kenë shfrytëzuesit e bulevardit “Mitropolit Teodosij Gollaganov” dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Kosturski Heroi”, “Borka Talevski”, “Petar Pop Arsov”, “9 Maji”, “Hristo Smirnenski”, “Roza Luksembrug” dhe një pjesë e rrugës “Vasil Cvetanovski” në Qendër.
Për shkak të zëvendësimit të ventilit të ujësjellësit f-150 mm në rrugën “Pero Nakov”, prej orës 9:00 furnizim të ndërprerë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Pero Nakov” në rrugën “Kiro Gligorov” deri te Tregu me shumicë në Gazi Babë.

