Pa rrymë nesër disa pjesë të Aerodromit, Studeniçanit dhe Karposhit

Shkup, 11 tetor – Pa energji elektrike nesër disa orë do të jenë shfrytëzuesit nga komuna e Aerodromit, Studeniçanit dhe Karposhit, kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga TC Biser në komunën e Aerodromit, nga ora 09:00 deri në ora 15:00 shfrytëzuesit në lëvizjen nga fshati Aldinc deri në Solunska Gllava në komunën e Studeniçanit, ndërsa nga ora 10:00 deri në ora 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Xhumajska” në komunën e Karposhit.