Pa energji elektrike një pjesë e Gaza Babës dhe disa fshatra të Shkupit
Shkup, 24 nëntor – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa energji elektrike sot nga ora 09:00 deri 15:00 do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Edvard Kardel” nga pompa e benzinës LUKOIL për në poligonin për qitje “Kamnik” në komunën e Gazi Babës, informon EVN Shkup.
Energji elektrike nga ora 9:30 deri në 10:30, nuk do të kenë konsumatorët e fshatrave Çiflik, “Katlanovska Sushica”, Divle dhe Konjare e Poshtme dhe e Mesme dhe e Epërme në Komunën e Petrovecit.

