Pa energji elektrike nesër disa pjesë të komunës Studeniçan dhe Gazi Babë

Shkup, 28 mars – Pa energji elektrike nesër disa orë do të mbesin shfrytëzuesit nga komuna Studeniçan dhe Gazi Babë, kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në ora 12:30, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Lubosh në komunën e Studeniçanit, ndërsa në periudhën nga ora 09:30 deri në ora 11:00, shfrytëzuesit nga rr. 1 dhe 2 nga Idrizova (vendi i quajtur Torta Maalo) në zonën e TS Idrizovë 5 në komunën e Gazi Babës.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në 11:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga rr. “Gabreshit” nr. 4, 6, 16, 18 dhe 19, pastaj rr. Tashko Karaxha nr. 19 dhe 24, ambulanca në Avtokomandë, rr. “Llazar Pop Trajkov” nr. 25, 26, 27, 29, 31 dhe 33, furrat e bukës dhe shitoret në të njëjtën rrugë në komunën e Gazi Babës, ndërsa në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 15:30, shfrytëzuesit nga rr. “Llazar Pop Trajkov” nr. 24, 25, 27, 29 dhe 31 në të njëjtën komunë