Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit
Shkup, 4 gusht – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro distribuues nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të komunave Studeniçan dhe Karposh, kumtojnë nga QRMK – Shkup.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e fshatrave Vërtkicë, Gaber, Pagarushë, Koliçan i Poshtëm dhe i Epërm, komuna e Studeniçanit.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e bulevardit “Aradhet Partizane” dhe rrugët “Sofiska” dhe “Petar Draganov”, komuna e Karposhit.