Oxhaqet e pa pastruara arsyeja për zjarre, trajnohen 25 pastrues, paraqiten vetëm 6 raste

Shkup, 26 nëntor – Në kushtet e krizës energjetike kur për shkak të mungesës ose çmimit të lartë të burimeve energjetike kërkohen mënyra alternative për ngrohjen e shtëpive, pritet sezoni i ngrohjes në të cilin do të shfrytëzohet çdo material djegës që e rritë mundësinë nga paraqitja e zjarreve. Sfidë shtesë janë oxhaqet e pa pastruara dhe përdorimi i papërshtatshëm i kaminave.

Nga Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit presin rritje të numrit të intervenimeve në hapësirë të mbyllura. Në një deklaratë për MIA-n, komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, apelon që të mos improvizohet, të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të sobave për ngrohje dhe të pastrohen oxhaqet me kohë.

“Ende mbizotërojnë kushte të buta të motit dhe nuk kemi ngrohje intensive të shtëpive, por presim se do të ketë rritje të numrit të ndërhyrjeve, veçanërisht të zjarreve të kaminave dhe kanaleve të tymit. Apelojmë me kohë, derisa ngrohja e shtëpive ende nuk është intensive, të pastrohen kanalet e tymit dhe të mos lihen lëndë djegëse dhe sasi e panevojshme e materialit ngrohës rreth sobave për ngrohje”, thotë Tomeski.

Numri i intervenimeve shërbimit të zjarrfikësve në kryeqytet tani për tani lëviz në kuadër të mesatares vjetore (1.200 në vit), por vërehet rritje e zjarreve në ambiente të mbyllura, të cilat, siç thekson Tomeski, përbëjnë më shumë se dy të tretat e numri i përgjithshëm i zjarreve.

“Në 99 për qind të rasteve, arsyeja e zjarreve është faktori njerëzor. Apelojmë të gjitha mangësitë të eliminohen sa më shpejt, sepse duke pasur parasysh që është krizë energjetike, presim një sezon ngrohjeje në të cilën do të digjet gjithçka. Njerëzit do të mundohen të ngrohen”, thotë Tomeski.

Në thirrjen e fundit publike për trajnimin e pastruesve të oxhaqeve janë paraqitur vetëm gjashtë kandidatë

Duke e pasur parasysh se sipas paralajmërimeve nuk pritet dimër i rëndë në  vitet e fundit dhe se do të digjet çdo lloj materiali djegës për ngrohjen e shtëpive, MIA ka kërkuar përgjigje nga Qyteti i Shkupit se sa persona janë trajnuar deri më tani nga thirrjet publike për pastruesit e oxhaqeve që qyteti i ka zbatuar në vitet e fundit .

Prej atje na informuan se deri më tani janë trajnuar 25 pastrues të oxhaqeve dhe në thirrjen e fundit janë paraqitur vetëm gjashtë kandidatë për të cilët trajnimi është në vijim me çka numri i përgjithshëm do të shkojë në 31.

Në vijim është edhe thirrja publike nga Qyteti për shfrytëzimin e subvencioneve për mirëmbajtjen dhe pastrimin vjetor të oxhaqeve. Nga 22 qershori, kur u shpall thirrja, janë dorëzuar mbi 250 kërkesa. Mundësia për të aplikuar zgjat deri më 30 të këtij muaji, ndërsa subvencionet aplikohen për banorët e qytetit të Shkupit, gjegjësisht nga komunat Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Shuto Orizarë, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj.