Ostin: Putini e sulmon “thelbin e sigurisë transatlantike”
Sekretari amerikan për mbrojtje Lojd Ostin tha se invazioni i presidentit rus Vlladimir Putin nuk përfshin vetëm sulm në Ukrainë, por edhe “sulm të parimeve në thelbin e sigurisë transatlantike”.
Ostin e quajti luftën në Ukrainë “luftë sipas zgjedhjes së Putinit” gjatë fjalëve hyrëse në Pentagon para takimit me ministren gjermane të Mbrojtjes, Kristin Lambreht.
“Lufta sipas zgjedhjes së Putinit ka marrë një tatim të tmerrshëm ndaj viktimave civilë dhe detyroi miliona ukrainas të pafajshëm për ta braktisur vendin e tyre”, tha ai.
Ostin iu falënderua Gjermanisë për bashkëpunimin me SHBA-në për sistemimin e forcave “në dhe përmes Gjermanisë në muajt e fundit” si pjesë e rritjes së pranisë së sigurisë së SHBA-së në Evropë. Ai, gjithashtu, tha se e përshëndet vendimin e Gjermanisë që të shpenzojë 2 për qind nga “prodhimi i saj ekonomik për mbrojtje”.
“Së bashku japim mesazh të qartë dhe ai mesazh është se çdo sfidë për sigurinë tonë do të hasë në përgjigje të fuqishme dhe të bashkuar. Edhe përkushtimi ynë i mbrojtjes kolektive në NATO është i hekurt”, tha Ostin.

