Osmani – Shmit: Maqedonia e Veriut e gatshme të kontribuojë për deeskalimin e situatës rreth Ukrainës
Shkup, 22 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka biseduar me telefon me sekretarin e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Shmit për situatën aktuale në rreth Ukrainës.
“Bisedë telefonike me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Shmit. Kemi diskutuar për situatën aktuale në rreth Ukrainës dhe rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe paprekshmërinë e kufijve”, shkroi Osmani në Fejsbuk.
Shefi i diplomacisë në publikim se Maqedonia e Veriut si pjesë e trios së kryesuesve të OSBE-së është “e gatshme të kontribuojë në situatën edhe për përpjekjet diplomatike për gjetjen e qetë të zgjidhjes”.