Osmani pohon se Maqedonia ende nuk e ka pranuar propozimin francez, andaj nuk mund të dorëzohet në Kuvend

Shkup, 21 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se “propozimi francez” për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit deri më tani nuk është marrë në MPJ dhe prandaj nuk ka mundësi të parashtrohet në Kuvend.

“Deri më tani formalisht nuk kemi pranuar propozim francez si zgjidhje e mundshme për bllokadën nga ana e Bullgarisë, sepse së pari marren mendimet nga vendet anëtare të BE-së, me të cilat ne jemi në komunikim të vazhdueshëm; prandaj nuk ka mundësi që ndonjë propozim t’i paraqitet Kuvendit dhe/ose organeve të tij. Së dyti – Protokoll i mundshëm, i cili përmendet si dokument tashmë i gatshëm, ndoshta paraqet procesverbal nga mbajtja e Komisionit Ndërqeveritar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që është paraparë në Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017. Deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e këtij Komisioni në vitin 2019 dhe ky procesverbal që është i vetmi Protokoll deri më tani, është i qasshëm për opinionin tashmë tri vite. Pra, nuk ka procesverbal të finalizuar për shkak se nuk është mbajtur Seanca e Dytë e Komisionit Ndërqeveritar”, sqaron Osmani në statusin në Fejsbuk lidhur me letrën nga kryetari i Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, Antonio Millosheski, në të cilën ai kërkon që sot, në Kuvend të parashtrohen “protokolli dhe Korniza negociuese lidhur me Bullgarinë”.

Osmani në statusin e tij shton se ai çdo herë i është përgjigjur pozitivisht ftesave për prezantim në Komisionin e Punëve të Jashtme, megjithëse atje nuk jam ndjerë gjithmonë i mirëpritur dhe as kam gjetur bashkëpunim kur bëhet fjalë për dëgjimin e Ambasadorëve të përzgjedhur. Ai, megjithatë, shpreh pajtim të konstatohet termini në të cilin para Komisionit do të flasë për të gjitha çështjet e politikës së jashtme.

“Në përputhje me Agjendën, pajtohem që së shpejti të caktohet një datë dhe t’i prezantoj të gjitha çështjet e politikës së jashtme, megjithatë e ftoj Kryetarin e Komisionit që të caktojë seancën për zgjedhjen e disa Ambasadorëve kryesorë, dërgimi i të cilëve pa nevojë është ndalë përmes moscaktimit të seancës së Komisionit për dëgjimin e tyre”, shkruan osmani në profilin e tij në Fejsbuk.

Milloshoski në kumtimin po ashtu në Fejsbuk, theksoi se letra me kërkesën për parashtrim të dokumenteve ia ka dërguar kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Osmanit.

“Për dokumentet të cilat kanë të bëjnë me Maqedoninë, Qeveria nuk ka të drejtë të njejtat t’i fshehë nga opinioni, por ka obligim kushtetues dhe moral t’i pranojë dhe të marrë pjesë në debat kuvendor”, thekson Milloshoski në letrën që e publikoi edhe në profilin e tij në Fejsbuk

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/590516242429701